Connect with us

Politike

‘Informacione për rrezik’ Rama zbulon nëse komunikon me Kurtin

Kryeministri Edi Rama në një komunikim urgjent me mediat, dha arsyet se përse nuk do të zhvillohet mbledhja e përbashkët me qeverinë e Kosovës.

Rama tha se i ka kërkuar Albin Kurtit që para zhvillimit të mbledhjes së qeverive, më parë duhet diskutuar situata në raport me ndërkombëtarët dhe atë që po ndodh në veri të Kosovës.

I pyetur se përse nuk komunikon me Albin Kurtin, Rama tha se kjo është apsolutisht e pavërtetë.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Pse nuk keni komunikimim me zotin Kurti?

Rama: Unë me Albinin komunikoj rregullisht, nga e nxirrni ju që nuk komunikoj. Me qeverinë e Kosovës kemi marrdhënie normale, bëjmë punë me qeverinë e Kosovës. Nuk kemi të njëtin opinion dhe të njëjtin poicion në këtë çështje. Tani ka një kurs përplasjeje, jo me ne. Bashkësia Euroatlantike mund të vendosë që mos rritet më në asnjë derë, Shqipëria derën e ka të hapur. Ne thjeshtë dhe vetëm shikojmë dhe tmerrohemi nga kjo miopi. Unë prapë shpresoj të kemi një takim nesër, është të kemi një komunikim shterues për këtë çështje, nëse ai ka informacione për rrezik, dhe më bind unë jam i gatshëm të shkoj tek bashkësia dhe të them shiko se ka nje gjë që duhet marrë seriozisht.

Advertisement