REAGIM
Berat Buzhala: Rama po bën gjënë e duhur për Kosovën
Blendi Fevziu: A kishte të drejtë Rama që të anulonte mbledhjen e përbashkët?
Berat Buzhala: Nuk do të kishte maskaradë më të madhe se ajo mbledhje nesër. Rama po bën gjënë e duhur, nëse çmendet njëri, nuk duhet të çmendemi të gjithë. Rama duhet të ruajë linjën e vet. Nuk ka kuptim takimi në Gjakovë se po e bëjmë një maskaradë. Formati i Ramës ishte shumë më real, nuk mund të diskutosh për domate kur po të rrezikohen sanksionet. Shqipëria është pjesë e aleancës së NATO-s. NATO është edhe në Kosovë. Shqipëria është aty ku duhet të jetë, në NATO tek ato që na kanë çliruar ne. Shqiptarët kanë kuptim për t’u bërë bashkë përmes NATO-s. Shqipëria po e bën gjënë e duhur dhe Rama po bën gjënë e duhur. Kjo kohë në histori do mbahet mend si koha e marrëzisë. Rama po bën gjënë e duhur në Shqipëri për Kosovën