Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Edi Rama paralajmëron ftohje të raporteve me Serbinë nëse nuk lirohen tre policët

Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen! Ka qenë ky paralajmërimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në rast se tre policët kosovarë të rrëmbyer nga Serbia nuk kthehen brenda javës në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, kreu i Qeverisë shqiptare ka bërë me dije masën ndaj Serbisë.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa!”, shkruan Rama.

Megjithatë, nga ana tjetër, kryeministri vijon të mbetet i mendimin se e humbura e madhe në gjithë këtë mes, do të jetë Kosova, duke qenë se Serbia, sipas tij, mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar.

“Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës”, shton më tej Rama.

Advertisement