Connect with us

Kosova

Lajçak: S’ka vullnet në Kosovë për zgjedhje të reja në Veri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se s’ka afat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat në veri të Kosovës, megjithatë eshte shprehur se Bashkimi Europian po bën thirrje që ato të zhvillohen sa më shpejtë

Ai ka përmendur procedurat ligjore për të shkuar deri te zgjedhjet e reja dhe tha se askush nuk kërkon që të tejkalohen kornizat kushtetuese të Kosovës, por  theksoi se për këtë duhet vullnet politik, dhe sipas emisarit sllovak në Kosovë deri tani s’kanë parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme.

“S’ka afat për zgjedhjet. Gjithçka varet nga vullneti politik. Por ne bëjmë thirrje që të mbahen menjëherë. Ka procedura kushtetuese qe duhet të ndiqen qe kryetarët të dorëhiqen, askush nuk dëshiron të shtyjë një zgjidhje jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës. Por deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme” – ka deklaruar Lajcak.

Advertisement