Kronike
Vodhën lekë dhe euro nga një makinë në Llogara, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi akuzohen se ditën e djeshme, te shesh-pushimi në Llogara, kanë vjedhur nga një makinë, një shumë parash në lekë dhe në euro.
Në pranga kanë rënë dy të rinjtë nga Tirana, A. A., 37 vjeç dhe M. T., 38 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë nga uniformat blu.
Ndërsa një 38-vjeçar është vënë nën hetim nga blutë e Vlorës, pasi dyshohet se nga objekti në pronësi të tij, në lagjen “1 Maji”, Himarë, janë derdhur ujëra të zeza që kanë shkaktuar ndotje të mjedisit.
Për pasojë për 38-vjeçarin me iniciale E. C., nisi hetimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.