Bota
Përplasjet mes Putin dhe Wagner/ Blinken: SHBA në koordinim të ngushtë me aleatët
Pas zhvillimeve të fundit në Rusi, ka reaguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shprehet ndër të tjera se kanë nisur bisedimet me ministrat e jashtëm të shteteve të G7 dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së.
Blinken ka thënë se SHBA do të qëndrojë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata është ënde në zhvillim.
Në një postim në Twitter, Blinken shkruan: Folëm sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata është në zhvillim.
Spoke today with G7 Foreign Ministers and the EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy to discuss the ongoing situation in Russia. The United States will stay in close coordination with Allies and partners as the situation continues to develop.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 24, 2023