Connect with us

Bota

Wagner po shkon drejt kryeqytetit rus, vetëm 400 km larg Moskës

Gjatë gjithë ditës, trupat Wagner duket se kanë lëvizur në veri drejt Moskës. Më herët këtë pasdite, guvernatori i rajonit të Lipetsk, në jug të Moskës, konfirmoi se Wagner po kalonte rajonin, me video që tregon një autokolonë që shkonte drejt veriut.

Dhe autoritetet ruse duket se janë seriozisht të shqetësuar se trupat e Wagner do të arrijnë në Moskë së shpejti. Pak më parë, një video e postuar në Telegram dhe e verifikuar nga BBC tregonte kamionë duke bllokuar një urë 97 km (60 milje) nga periferia e Moskës. Kryebashkiaku i Moskës ka njoftuar gjithashtu fillimin e një regjimi operacioni kundër terrorizmit.

Çfarë po ndodh në Rusi ?

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Kremlinit dhe drejtuesëve të Rusisë. Thirrja për ‘kryengritje’ erdhi pasi Yevgeny Prigozhin, pretendon se ushtria e Moskës vrau një grup mercenarësh të tij gjatë një sulm në një kamp. Prigozhin ka nisur kryengritjen e tij nga qyteti Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, rebelimin e tij, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti. Putin ka pranuar se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga ëagner, mbetet e vështirë. Në qendër të Moskës kanë dalë në rrugë tanket dhe janë rritur masat e sigurisë dhe të gjitha objektet e rëndësishme janë nën vëzhgim.

Advertisement