Connect with us

Rajon

Vuçiç akuza të forta Kurtit: Kërkon luftë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shprehet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do Asociacion të komunave me shumicë serbe. Në një intervistë për televizionin serb TV Pink, ai tha se sot do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe. Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës, se kërkon të shtojë tensionet dhe se sipas tij ai kërkon luftë.

“Kurti nuk e do Asociacionin, ai e di që ky komunitet duhet të jetë në përputhje me parimet e vitit 2015, të cilat unë dhe Isa Mustafa i kemi inicializuar. Nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë me serbët. Ai dëshiron të ngrejë tension, dëshiron luftë, ai do që të na fusë në luftë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ambicia e Kurtit është ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n.

Advertisement