Connect with us

Bota

Përplasja e dy autobusëve, raportohet për 12 viktima

Dymbëdhjetë të vdekur është bilanci i një përplasjeje kokë më kokë midis autobusëve në shtetin Odisha në Indinë lindore. Aksidenti ndodhi pranë qytetit Digapahandi, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Bhubaneswar (kryeqytetit të shtetit).

“Një autobus privat që transportonte dasmorë u përplas me një autobus të qytetit pranë Digapahandit, duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë,” tha një zëdhënës i policisë.

Autobusi privat po transportonte të afërmit dhe miqtë e të porsamartuarve, të cilët po ktheheshin në shtëpi pas dasme, sipas raportimeve të mediave indiane.

Kryeministri i Odishës, Naveen Patnaik, shprehu dhimbjen më të thellë për aksidentin fatal dhe njoftoi se do të jepet dëmshpërblim prej 3350 euro për familjen e çdo viktimë dhe 335 euro për çdo të dëmtuar.

 

 

Në Indi, rreth 150,000 njerëz vdesin në aksidente rrugore çdo vit (mesatarisht, një vdekje çdo katër minuta). Qeveria ka vendosur që deri në vitin 2024 të ulë me 50% numrin e viktimave.

Advertisement