Connect with us

Kronike

SPAK operacion antidrogë, 20 urdhër-arreste në 5 qytete EMRAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Mësohet se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë. Lidhur me operacionin pritet të ketë edhe një konferencë për mediat rreth orës 13:30 në SPAK ku do të jepen detajet lidhur me identitetet e personave të arrestuar. NTV.AL mëson se operacioni vijon me ekzekutimin e urdhërarresteve. Në krye të operacionit nga pala shqiptare është prokurori Vladimir Mara.

Lajmi në përditësim…

Dosja përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. Janë zbardhur dhe dokumentuar një episodesh të trafikimit të lëndëve narkotike, si ndaheshin rolet mes anëtarëve të grupit etj. Kryesori i grupi është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike. Mësohet se bëhet fjalë për kanabis sativa në formën e çokollatës.

Endrit Bakiu
Suko Pajo
Artur Sulaj.
Arian Tola
Fadjon Çami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Kudret Rustemaj
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Tomi Hila
Leonard Nergjoni
Artin Kurti
Astrit Miska
Ervis Çvilo
Mirash Gjoni
Sonila Sula (arrest shtëpie)

 

Advertisement