Bota
Shokon opozitari bjellorus: Lukashenko i përfshirë në trafikimin e fëmijëve ukrainas
Një aktivist opozitar bjellorus ka dërguar materiale në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime (ICC), të cilat implikojnë Bjellorusinë dhe presidentin e saj si pjesëmarrëse në kontrabandimin e fëmijëve ukrainas.
Lukashenko vazhdon të jetë aleati më i ngushtë i Putinit duke e lejuar Kremlinin që të përdorë territorin e tij që të dërgojë trupa dhe armë në Ukrainë dhe duke pranuar zbarkimin e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.
Lideri autoritar gjithashtu ka pranuar projektin e një shteti “union” me Rusinë i cili parasheh thellimin e marrëdhënieve ekonomike, ushtarake e politike mes Moskës e Minskut, raportojnë mediat e huaja.
Pavel Latushka i cili është ish ministër i kulturës ka thënë se materialet të cilat i ka dërguar në ICC implikojnë Bjellorusinë në trafikimin e më shumë se 2,100 fëmijëve ukrainas të cilët ishin dërguar me forcë në Bjellorusi me aprovimin e Lukashenkos.
Latushka tha se ai shpreson që materialet e dërguara do të ia mundësojnë ICC’së që të lëshojë urdhër arrest ndaj Lukashenkos ashtu siç ka ndodhur me Putinin.