Connect with us

Bota

Djegia e Kuranit/ Kërcënon Erdogan: Ne do t’i mësojmë popullit arrogant perëndimor se…

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas djegies së Kuranit në Suedi një ditë më parë.

“Ne do t’i mësojmë popullit arrogant perëndimor se nuk është liri e shprehjes të ofendosh vlerat e shenjta të muslimanëve,” u tha ai anëtarëve të partisë në festën myslimane të Kurban Bajramit, shkruajnë mediat e huaja.

Erdogan tha se Turqia do tregojë reagimin tonë në mënyrën më të fortë derisa të kryhet një luftë e vendosur kundër organizatave terroriste dhe armiqve të Islamit. Ndërkohë policia suedeze kishte dhënë leje që të zhvillohej protesta kundër Kuranit.

Advertisement