Connect with us

Politike

Sali Berisha shpall se “beteja e Francës” ishte lojë: Parisi s’ka kompetenca

Dy vjet më parë, ku i thuhej Sali Berishës se e ashtuquajtura “Betejë e Francës”, kundër Antony Blinken është një tem bosh e mashtrim i vogël, mbështetësit e doktorit, e quanin “beteja për prova”. Madje kishte edhe “analistë” nga Parisi që sollën intefrvistë me avokatë, që nuk dihet kush i pajtoi, e si i paguan.

Prej majit të vitit 2021, jo vetëm që nuk është zhvilluar asnjë audiencë gjyqësore në Paris, por nuk ka nisur asnjë procedurë. E pas gjithë asaj zallamahie përbetimesh “për dinjitet” pa asnjë logjikë, sot Sali Berisha ka shpallur dorëzimin e betejës së Francës edhe zyrtarisht.

Në konferencën për shtyp, ai tha se kjo ndodh për shkak të moskompetencës.

Z.Berisha, kur jemi tek gjykatat dhe tek rasti McGonigal, a jeni i gatshëm, ose a keni ndonjë informacion për të ndarë me publikun se çfarë është duke ndodhur me çështjen tuaj në Gjykatën Korrektuese të Parisit?

Berisha: Për Gjykatën e Parisit mund t’ju them se çështja është në kasacion, kasacioni niveli më i lartë i Francës. Por shanset, duke qenë se në të drejtën franceze nxirret si pretekst se unë nuk jam qytetar i një vendi anëtar të BE, dhe se Sekretari Blinken ka imunitet, dhe nuk është në juridiksionin e gjykatave franceze, shanset e mia për të parë një rezultat në favor, pra nuk është se nuk e hedhin poshtë shpifjen, por kanë problem me gjykimin, se shpifja nuk hidhet poshtë.

Në fakt e gjithë kjo dihej që në fillim, por Berisha ja hodhi si temë mbështetësve të tij, duke manipuluar opinionin e hedhur tym. Ku krahasonte veten me Andreas Papandreun dhe Kryeministrin Indian, kur nuk ka asnjë lidhje me rastet e tyre që janë thjeshtë shtyrje apo pezullime vizash.

Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe.

Një politikan shqiptar në Maqedoninë e Veriut që u shpall “Non Grata” së fundmi, Ramiz Merko, tha se do të vijonte një betejë ligjore në SHBA kundër vendimit të DASH. Veprim që Berisha s’e bëri kurrë…

Advertisement