Connect with us

Bota

Armë me autoambulanca, zbrazen nëpër kisha/ Deputetja britanike akuzon

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse. Ajo tha se për këtë KFOR-i britanik është në dijeni.

“Qeveria britanike është e informuar nga Fusilierët  e regjiment ushtarak britanik që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR” – deklaroi deputetja britanike

Në fjalimin e sotëm të saj, që kryesisht iu kushtua përkujtimit të Srebrenicës, ajo përmendi edhe eksportin e armëve të Britanisë së Madhe drejt Serbisë për të cilën deklaroi: Unë jam shumë e shqetësuar për faktin se ne po i shesim municione Serbisë. Duke qenë se situata mes Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar, nga ta dime ne se municionet britanike nuk po përdoren në këtë kontekst kundër policisë së Kosovës dhe KFOR-it, dhe ka kërkuar që të frenohen të gjitha eksportet britanike në Serbi.

Advertisement