Connect with us

Politike

Vasili: Kurti po e trajton Ramën siç e meriton, kryeministri jonë është tradhtar

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili është shprehur në rrjetet sociale në lidhje me turin ballkanik që po zhvillon kryeministri Edi Rama, teksa është ndalur te marrëdhënia e tij me homologun kosovar, Albin Kurti.

Vasili shkroi në Facebook se Rama nuk është hasëm, por shumë më keq, duke e cilësuar kreun e qeverisë si tradhtar.

Sipas tij Rama po bën si gjithmonë viktimën sa herë që nuk arrin diçka me arrogancë dhe imponim dhe tani që Kurti po e trajton ashtu siç duhet “Rama po qurravitet”.

Postimi i plotë:

 

 

Rama nuk eshte as hasëm, por eshte shume me keq eshte tradhetar!
Rama po ben si gjithmone viktimen sa here qe nuk arrin diçka me arrogance dhe imponim.
Tani qe Albin Kurti po e trajton tamam siç e meriton Rama po qurravitet e po thote:
“Unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmi, i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalët,” tha Rama.
Por te marresh statusin e hasmit ne Rastin e Rames eshte lavderim i madh sepse ne fakt ai shume me keq, eshte nje tradhetar i peshtire.

Se paku me hasmin je perballe do te luftosh, do te ndeshesh dhe do te perballesh me të.
Edhe Kanuni i ka rregullat per hasmin, por jo per tradhetarin.
Ndersa tradhetari eshte shprehja me e ndyre e karakterit te keq, te pabese dhe te shitur dhe Rama i ploteson te gjitha keto kushte te nje tradhetari pa sherim.
Pa u lodhur dhe me paturpesine dhe amoralitetin e tradhetarit Rama i ka futur thika pas shpine pa fund Kosoves dhe Albin Kurtit.
Ky lloj i peshtire tradhetari vuri shenjen e barazise mes Serbise dhe Kosoves.
Ky I dha 1 mije alibi Vuçiçit duke e vene ne nje nivel pergjegjesie me Albinin, nderkohe qe Vuçiçi sulmonte me kriminele, trafikante ne emer te antishtetit dhe Albin Kurti ishte ne balle te mbrojtjes se Kushtetutshmerise dhe shtetit e rendit publik.
Po ky Rama qe i pari qe filloi ti vinte saksione Albin Kurtit dhe te anullonte mbledhjen e dy qeverive.
Beri me urdher te Vuçiçit protagonizem me gjoja Drafte per zgjidhje apo te ofronte konferenca imagjinare pa limit ne Tirane per te zgjidhur gjoja konfliktin Kosove Serbi.
Rama si tradhetar i sprovuar ka share, ironizuar dhe stigmatizuar Albin Kurtin me urrejtje me te madhe se Vuçiçi vete.
Sot fale Albin Kurtin te gjithe kane kuptuar se cfare kryeministri lapangjoz ka Shqiperia.
Ndaj sot thirrjet dinake qaramane prej viktime te Rames, qe qahet se po e trajtojne si hasem jane shprehje te pergatitjes se nje pabesie te re.
Rama nuk e ka privilegjin te jete hasem, por eshte dhe do te mbetet thjesht nje tradhetar i peshtire.

Politike

Vijon sot turin e takimeve me diasporën në Milano, Rama: Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë

Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot turin e takimeve me diasporën, në Milano, ku do të takojë bashkatdhetarë të cilët jetojnë, punojnë e studiojnë në vendin fqinj.

Takimi do të zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos, në orën 11:00.

Në lidhje me eventin, Rama ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se po niset nga Rinasi për atë që e konsideroi si “vallja e dytë kuqezi në Europë”.

Kryeministri ndau me ndjekësit edhe një video që pasqyronte punimet e bëra në stadiumin e Milanos në përgatitje për eventin.
Ram a shtoi se ky stadium ka më shumë kapacitete se ai i Athinës, duke indikuar se pjesëmarrja në Itali do të jetë edhe më e madhe.

 

 

“MIRËMËNGJES
dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shlroi Rama.

Continue Reading

Politike

“Ndryshoi mendje”, gazetari italian reagon për interpretimin e fjalës së Ramës: Vetë pretendon se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit

Gazetari italian Gerardo Greco autori i intervistës me kryeministrin Edi Rama, të publikuar ditën e djeshme në “La Repubblica”, ka reaguar lidhur me artikullin e tij i cili pasi u mor nga mediat e tjera italiane dhe u intepretua me tituj si “Rama ndryshon mendje”, “Rama lëshon Melonin”. Greco thotë se i ka qëndruar korrekt fjalëve të Ramës dhe se në shkim janë ato brenda thojzave. Në reagim gazetari thotë se askush nuk ka ndërmend ta fusë Ramën në kënetën e politikës italiane, por ai vetë pretendon se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane.

“Është e vërtetë, kryeministri Rama është një mysafir i mirë. U takuam në Tiranë në një takim për gati 1 orë përpara një kafeje. Padyshim që folëm për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por edhe për fenë dhe historinë e Shqipërisë. Në fund të dialogut tonë padyshim që pyeta Ramën nëse mund të shkruaja për këtë dhe ai u përgjigj menjëherë po.

Askush nuk ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por ai vetë pretendon se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane. Në thojza është kuptimi i bisedës sonë të këndshme që është raportuar me besnikëri në shkrim”, thotë Greco.

Në artikullin e djeshëm “La Repubblica” citon Ramën kur shkruan se kryeministri shqiptar ka vënë në dyshim funksionimin e marrëveshjes për emigrantët në Gjadër për shkak të procedurave ligjore, planin Matei për të dërguar para dhe bashkëpunim ekonomik me vende afrikane, por mbi të gjitha i referohen Ramës se ka thënë se në fakt këtë krizë emigrantësh në Itali do ta menaxhonte shumë mirë Massimo D’Alema, një ish-kryeministër italian i viteve 1998-2000 që menaxhoi krizën e emigrantëve me Shqipërinë. Lidhur me pretendimet për tjetërsimin e asaj çfarë ishte shkruar, Rama reagoi përmes një postimi në rrjetin social X.

“Jo, as kam ndryshuar ide, as kam dhënë intervistë. Kam bërë shqiptarin që praktikon fenë e vet të lashtë të mikpritjes, shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, duke iu ofruar një kafe disa miqve të mirë që kishin ardhur në Tiranë nga Italia. Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësore dhe, sigurisht, edhe për marrëveshjen dhe historinë e imigracionit klandestin nga Shqipëria drejt Italisë, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i jepte fund me një logjikë dhe largpamësi strategjike.

Kurrë, ama, nuk e kisha menduar që do të përfundoja edhe njëherë në batakun e luftës politike italiane, duke më cituar me fjalë që nuk i kam thënë kurrë, të llojit “do jetë një dështim” ose “do duhej D’Alema” nën titullin “Rama heq dorë nga Meloni”,  ku nuk e gjej aspak veten. Edhe po të kthehesha një qind herë pas, sërish do ta bëja marrëveshjen për migrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër. E kam thënë gjithnjë që, sipas meje, është diçka e re që duhet të kalojë provën e realitetit. Pastaj, nëse për realitet merret një foto e publikuar nga një kantier orët e para të punës, shoqëruar me titullin “800 milionë të hedhura kot”, shkruan Rama.

Continue Reading

Politike

U përjashtu nga vetingu, ja kur do të mblidhet KLP për Alfred Ballën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më 27 Maj për të marrë vendimin për kreun e këtij institucioni, Alfred Ballën.

Ky i fundit, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) u përjashtu për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, e për pasojë “nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm”.

Alfred Balla është zgjedhur në vitin 2018 si anëtar i KLP-së, dhe në mars të 2022, u zgjodh në krye të “qeverisë së prokurorëve” me një mandat dy vjeçar. Ndërkohë, mandati tij si anëtar ka përfunduar që prej dhjetorit të vitit të kaluar, por procedurat për përzgjedhjen e 3 kandidatëve jo magjistratë u zgjatën përtej afateve.

Ndonëse për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ai konsiderohej subjekt i procesit të rivlerësimit kalimtar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) organizoi shortin për caktimin e trupit gjykues për rastin e tij në fund të dhjetorit të vitit 2021. Trupës iu desh më pas 1 vit e gjysëm për të vlerësuar nëse ai e gëzonte statusin e magjistratit e për pasojë të përcaktonte nëse do të duhej që ai t’i nënshtrohej ose jo, të ashtuquajturit proces të Vettingut. Përfundimisht në qershor të 2023-it, KPK-ja mbylli procesin e rivlerësimit ndaj Alfred Ballës, pa një vendim përfundimtar, duke konstatuar se ai e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte liruar nga detyra me vendim të kryetarit të Gjykatës së Lartë në korrik 2017.

Vendimi i KPK-së, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit, përkundër pretendimeve se me lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë, është humbur dhe statusi i magjistratit, vetë Balla kishte ndërmarrë beteja ligjore që atij t’i njihej ky status, si përmes një padie në Gjykatën Administrative ashtu dhe me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Ndërkohë, pavarësisht vendimit të vetingut, Alfred Balla pretendon se statusi i tij aktual në KLP është si i zgjedhur nga Kuvendi nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Sipas tij, për këtë shkak , ai pretendon se duhet ta ushtrojë ende detyrën në KLP.

Continue Reading

Politike

PS bojkotoi mbledhjen e KKIE/ Tabaku: Zhgënjyes, penguan transparencën dhe llogaridhënien

Deputetja e PD-së, Jordia Tabaku ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me bojkotimin nga ana e socialistëve që i bënë ditën e sotme mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Tabaku shkruan se ditën e sotme në mbledhjen e KKIE do duhet të raportonte Ministria për Administratën dhe Luftën Kundër korrupsionit për punën e saj në raport me kërkesat e Progres Raportit, por mazhoranca që premton luftë kundër korrupsionit ka vendosur të bojkotojë këtë mbledhje duke penguar jo vetëm transparencën por edhe llogaridhënien.

Sipas deputetes demokrate, opozita e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe ka propozuar masa të qarta për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ku sipas saj, përpjekjet e tyre fillimisht u injoruan, pastaj u përgënjeshtruan dhe në fund u pranuan.

Tabaku shprehet e zhgënjyer nga bojkoti i sotëm i socialistëve, pasi sipas saj, mendonte se mund të ndahen për shumë tema por për asnjë moment për çështjen e integrimit.

Reagimi i plotë:

Opozita e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe integrimin

Në një periudhë kur Shqipëria po analizon kapitujt mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit në raportin e screening, vendi po përballet me një krizë të thellë besueshmërie ndaj institucioneve. Sondazhet e fundit tregojnë një rritje të perceptimit të korrupsionit endemik, ndërsa hetimet e SPAK zbulojnë përditë raste të reja korrupsioni, aq sa administrata publike është bërë e paaftë të veprojë nga frika e kurtheve proceduriale të ngritura për të mbuluar korrupsionin e nivelit të lartë.

Kjo situatë pasqyron një mjedis të ndotur nga korrupsioni që ka pllakosur Shqipërinë. Detyra jonë si ligjvënës dhe si kuvend është të gjejmë zgjidhje për të luftuar këtë fenomen dhe për të rikthyer besimin e publikut në institucione. Kjo është një betejë e madhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe për të ndryshuar kulturën e qeverisjes në mënyrë që të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, jo vetëm një pakice.

Opozita ka shprehur gadishmërinë dhe ka propozuar masa të qarta për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përpjekjet tona fillimisht u injoruan, pastaj u përgënjeshtruan dhe në fund u pranuan. Megjithatë, pranimi i problemit nuk është shoqëruar me reflektimin e nevojshëm për të shpëtuar një sistem të sëmurë. Në vend të kësaj, është përdorur për të ruajtur një status quo që favorizon pakicën në kurriz të shumicës.

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, me gjithë problematikat e tij, ka dëshmuar përpjekje të sinqerta për të përmirësuar procesin e integrimit dhe raportin e parlamentit ndaj këtij procesi. Ndryshimet ligjore të miratuara bashkërisht janë një dëshmi e kësaj metodike pune. Prandaj, ndërsa dëgjojmë mazhorancën që kërkon përfshirjen e integrimit në Komisionin që ata kërkojnë, duhet të kemi parasysh se burimi i një procesi të suksesshëm integrimi janë dy parime kryesore: dakordësia dhe dialogu.

Të dy këto parime do të ishin të domosdoshme edhe sikur shoqëria apo politika jonë të ishte në nivelet më të larta, që në fakt nuk është e tillë. Në kushtet pra, kur Shqipëria është në një krizë të thellë dhe reale kredibiliteti të mazhorancës socialiste që përdor çdo mjet ligjor për të zhbërë transparencën dhe llogaridhënien, vendi jonë i ka domosdoshmëri këto dy parime kyçe. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se mazhoranca nuk e ka as integritetin e plotë dhe as lartësinë morale për të kërkuar e vetme krijimin e një komisioni të tillë në emër të të ashtuquajturës “transparencë” apo llogaridhënie.

Që ky rrugëtimi në BE të jetë real duhet të kthehet nga një qokë për të marrë një “tick” në takimet me BE, në reforma që kontribuojnë në rritjen e mirëqënies në vendin tonë. Dhe kjo do të thotë institucione të pavarura dhe një llogaridhënie e vërtetë të qeverisë ndaj parlamentit. Pra, një proces integrimi pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Ndërsa vendi vazhdon të jetë një demokraci e ndryshkur dhe jo realisht eficente, parlamenti i vendit është kthyer në një ingranazh (të rëndësishëm) të atij kombinati korrupsioni që një nga një po përtyp heronjtë socialistë. Ligjet me porosi vazhdojnë të jenë një emblemë e zezë ndërkohë që ne na duhet një betejë reale dhe e pakompromistë përballë korrupsionit.

Shqipërisë i duhet kjo betejë dhe në fakt duhet ta nisë atë pikërisht nga salla e këtij parlamenti. Shqiptarëve u duhet integrimi por mbi të gjitha u duhet reforma e rëndësishme ekonomike dhe jo vetëm për të ndërtuar një model anti-korrupsioni që është parandalues.

Detyra funksionale e këtij Këshilli kombëtar është forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë dhe institucioneve të pavarura në raport me procesin e screening. Për sa kohë kjo detyrë vazhdon me sukses dhe që transmeton shqetësimet edhe të shoqërisë civile, atëherë do duhet të jetë ky mediumi përmes të cilit ne të flasim për integrimin dhe luftën kundër korrupsionit. Por ky medium është produkt i vullnetit politik të të dyja palëve që nëse realisht kërkojnë një proces integrimi dobiprurës dhe në shërbim të vendit duhet të respektojnë parimet për të cilat kemi rënë dakord.

Ditën e sotme në KKIE do duhet të raportonte pikërisht Ministria për Administratën dhe Luftën Kundër korrupsionit për punën e saj në raport me kërkesat e Progres Raportit. Fatkeqësisht, mazhoranca socialiste që ndonëse premton luftë kundër korrupsionit dhe angazhimin e saj në procesin e integrimit ka vendosur të bojkotojë këtë mbledhje duke penguar jo vetëm transparencën por edhe llogaridhënien.

Jo më larg se një vit më parë kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet mbi Rolin e Parlamentit në Procesin e Integrimit, ndryshime që ishin një ridimensionim i punës dhe rolit të këtij institucioni për ta afruar procesin e integrimit me shqiptarët dhe qytetarët duke rritur akoma më shumë pjesmarrjen e shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe sindikatave në këtë proces.

Në këtë sallë gjenden përfaqësuesit e opozitës, shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe sindikatave por mungon mazhoranca socialiste. Ky bojkot i çuditshëm dhe tërësisht i pakuptimtë pasi ka pasur një dakordësi për orarin, vendin dhe temën shpërfaq në të vërtetë mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin dhe vazhduar më tej procesin e integrimit.

Kjo sallë e bojkotuar, fare çuditërisht nga mazhoranca socialiste, dëshmon edhe një herë se ndryshe nga çfarë propagande dëgjohet në zyrat ndërkombëtare, në emisionet televizive apo intervistat në gjuhë të ndryshme për vullnetin dhe aspiratën e kësaj qeveria për një integrim në 2030 është e rremë dhe iluzionare.

Bojkoti i sotëm është zhgënjyes. Pasi ne mund të ndahemi për shumë tema por për asnjë moment nuk kam menduar që mund të ndahemi për çështjen e integrimit.

Beteja e opozitës është për një Shqipëri që përqafon realisht demokracinë institucionale duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe transparencën e llogaridhënien mes tyre. Procesi i integrimit është rruga drejt një Shqipërie perëndimore dhe në përputhje me këto vlera. Lufta kundër korrupsionit, parandalimi i korrupsionit dhe përpjekja për një Shqipëri brenda BE-së nis dhe përfundon në këtë sallë dhe me angazhimin e të zgjedhurve të shqiptarëve nga të gjitha anët politike. Kjo është një betejë që mbështetet nga 93% e shqiptarëve.

Prandaj, i ftoj kolegët e mi socialistë të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi dhe të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe të bashkohen përtej ndasive politike në këtë përpjekje të përbashkët për të ardhmen e vendit tonë.

Continue Reading

Politike

“Ishte bërë deti kos…”/ Dumani kërkoi bashkëpunim nga institucionet, Ngjela: SPAK të mos presë…

Spartak Ngjela në një emision telelviz foli në lidhje me raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve.

Në lidhje me faktin që Dumani theksoi mungesën e kallëzimeve të korrupsionit nga ana e institucioneve, Ngjela tha se Prokuroria e Posaçme nuk duhet të presë që puna e saj të bazohet në kallëzimin e atyre që në të vërtetë janë ata që e bëjnë korrupsionin.

Ai tha se SPAK ka një detyrë të madhe për zhvillimin e Shqipërisë, pasi korrupsioni ka mpirë zhvillimin shqiptar.

“Institucionet janë të korruptuara, vijnë nga korrupsioni. Kush ka qenë ai institucion që nuk ka qenë i korruptuar në Shqipëri.
Nga institucionet do të presë SPAK? Çfarë japin shërbimet? Aty është gjëja. Këtu ishte bërë deti kos në funksion të korrupsionit. Kush merrte lugën që ia jepte shteti hante. Ministri, zv. Kryeministri e kryeministri kishin lugën më të madhe.

 

 

SPAK ka një detyrë të madhe për zhvillimin e Shqipërisë. Korrupsioni ka mpirë zhvillimin shqiptar”, tha Ngjela.

Ai foli edhe në lidhje me faktin që Dumani theksoi lidhjen e policisë me krimin.

“Nëse policia, disa organe të survejimit, si prokuroria, nuk do të ishin të korruptuara nuk do të kishte korrupsion në Shqipëri. Shpresën e kemi të gjithë te SPAK”, u shpreh ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING