Connect with us

Rajon

Me urgjencë Kosova në Këshillim e Sigurimit/ Ambasadori rus mbështet Vuçiç

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Bocan-Kharchenko tha se Rusia ndan plotësisht vlerësimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me “situatën e padurueshme” në Kosovë dhe u shpreh se janë të gjitha arsyet për të shqyrtuar situatën në një seancë speciale të Këshillit të  Sigurimit, me qëllim “të korrigjojë de-përshkallëzimin, duke i dhënë fund persekutimit të serbëve”.

Bochan-Kharchenko ka theksuar në Twitter se Rusia avokon që çështja e Kosovës të zgjidhet brenda kornizës ligjore ndërkombëtare të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me transparencë të plotë dhe objektivitet në qasjen e të gjithë pjesëmarrësve.

“Ndajmë plotësisht vlerësimet e presidentit të Serbisë në lidhje me situatën e patolerueshme në Kosovë. Ka të gjitha arsyet për të shqyrtuar situatën në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me qëllim të deeskalimit real dhe zgjidhjen e problemit në kuadër të rezolutës së kornizës ligjore ndërkombëtare 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me transparencë të plotë dhe objektivitet të qasjes së të gjithë pjesëmarrësve”, tha Bocan-Kharchenko.

 

 

Advertisement