Connect with us

Kronike

EMRI/ Makina ra në humnerë, ndërron jetë në spital pas tre ditësh i riu

Gjelosh Rrushaj nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, pasi ra në humnerë së bashku mjetin e tij, duke ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Viktima u aksidentua të enjten teksa ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit, kur rrugës është përballur me një furgon të policisë së Shkodrës.

Në tentativë për t’i liruar rrugën policisë, për shkak të rrugës së ngushtë, automjeti i tij ka rrëshqitur duke rënë në humnerë.

Ai u dërguar me anë të helikopterit në Spitalin e Traumës por për shkak të plagëve të marra nuk arriti te mbijetoje.

Advertisement