Connect with us

Rajon

Kafsha e preferuar e Putin-it/ Mediat botërore për sanksionimin e Vulin

Aleksandër Vulin, drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Serbi, është vendosur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë mediat botërore I kanë kushtuar faqet e tyre te para apo editorial dhe opinione ketij fakti

Reuters raporton se Vulin la kehtësuar aktivitetet dashakeqe të Rusisë që degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe duke i ofruar Rusisë një platformë për ndikim të mëtejshëm në rajon.

Politiko ndër të tjera shkruan se në muajin dhjetor Vulin u bë “shefi i ri i spiunëve të shtetit ballkanik”, pasi shërbeu si ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes dhe vizitoi Moskën në gusht pasi refuzoi t’i bashkohej Perëndimit në sanksionimin e Rusisë.

Bloomberg shkruan se SHBA ka sanksionuar “shefin serb të spiunazhit për shkak të akuzave për korrupsion. Ata shtojnë se Vulin është një aleat i ngushtë i presidentit Aleksandër Vuçiç dhe se sanksionet u vendosën për shkak të pretendimeve se ai ndihmoi Rusinë të minonte stabilitetin në Ballkan dhe lehtësoi tregtinë e drogës dhe armëve.

‘The Washington Examiner’, në një artikull shkruan se Vulin është i preferuari i Kremlinit, kafshë shtëpiake dhe armik amerikan.

 

Advertisement