Rajon
Vulin nuk do ishte sanksionuar nëse do të kisha shpallur sanksione kundër Rusisë
Presidenti serb Aleksander Vucic deklaroi se Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj drejtorit të BIA-s, Aleksander Vulin për shkak të Moskës dhe marrëdhënieve të tij me Rusinë.
“Nëse unë do të kisha shpallur vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, Vulin nuk do të ishte sanksionuar.
Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se Serbia do t’i kërkojë Amerikës që të sigurojë prova kundër Aleksander Vulin, drejtorit të BIA-s
“Nëse na japin ndonjë informacion se Vulin ka qene I perzier me trafikun e drogës, ne do ta ndjekim atë penalisht. Por jam I bindur se kunder tij nuk ka asnje prove” – deklaroi Vucic
Ai po ashtu ka theksuar se Serbia ka marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe se është e rëndësishme që ato te vazhdojne te jene te tilla dhe shtoi se ambasadori amerikan ne Beograd, Christopher Hill është një mik dhe një njeri shumë inteligjent