Connect with us

Rajon

Vuçiç, Prigozhin i Rusisë në Beograd, peng i Putinit/ Perëndimi do zhgënjehet

Profesori Enver Bytyçi ka folur për Aleksandër Vulinin, shefin aktual të shërbimit sekret të Serbisë, i cili u shpall non grata nga departmenti i Thesarit të SHBA-ve për korrupsion dhe lidhje me organizata kriminale kryesisht ruse. Bytyçi thotë se Vulini, kur ishte ministër i Mbrojtjes në Serbi, së bashku me presidentin Vuçiç ishin personat që shpallen teorinë e Botës Serbe.
Profesori thotë se në Kosovë e Bosnje tashmë po shihet rreziku i kesaj teorie nën modelin e Botës Ruse, e shpallur nga gjeopolitologu rus, Aleksandër Dugin, dhe promovuar nga presidenti Putin! “Se çfarë përfaqëson dhe sa e rrezikshme ishte e mbetet teoria e Botës Ruse, këtë e shohim në Ukrainë! Ndërsa po shohim rrezikun e Botës Serbe në Kosovë e në Bosnjë-Hecegovinë! Po ashtu në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut!” – tha Bytyçi teksa dhe shtoi se, Vuçiçi e mori në mbrojtje bashkëpunëtorin e Rusisë dhe  anatemoi SHBA-në. Në këtë pikëpamje, Bytyçi shprehet se shpallja e Vulinit non-grata nga SHBA, është test për presidentin Vuçiç –  “Për njëmijë arsye ai nuk e kalon këtë test! Dhe  Sandri president “do të zhgënjejë” shumë politikanë e diplomatë! Po vjen shpejt dita kur do t’i shohim këta politikanë e diplomatë se si do të reagojnë kur të shohin se presidenti serb është peng i presidentit rus! Pra është një Prigozhin i Rusisë në Beograd” – deklaroi Bytyçi. “Por a do jenë edhe shumë politikanë, analistë, afaristë e shefa të OJQ-ve prigozhinë të Aleksandër Vuçiç?! Unë them se ka shumë dhe se ata do t’i skanojnë kur shefi e sponsori i tyre, Sandri në katëror, të dalin hapur kundër NATO-s e kundër BE-së!”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

 

 

 

Advertisement