Connect with us

Aktualitet

Goditi me grusht Berishën në protestë, Gjykata del me VENDIMIN e fundit për Gerti Shehun

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit. Gjithashtu gjykata ka urdhëruar caktimin e masës mjekim të detyruar në një institucion mjekësor. Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm, informon gazetarja Keti Banushi.

 

Advertisement