Politike
Mbyllet votimi në Gramsh/ Berisha merr 22 vota kundër, ja sa vota pro
Ka përfunduar procesi i votimit në degën e Partisë Demokratike në Gramsh ku sipas të dhënave, nga 694 votues në total, në votim kanë marrë pjesë 248 anëtarë.
Nga votat e numëruara, 215 kanë qenë pro Sali Berishës, 22 kundër dhe 3 abstenime.
Procesi është zhvilluar në kuadër të votimit për drejtimin e Partisë Demokratike, ku i vetmi kandidat në garë ka qenë kreu aktual i PD-së, Sali Berisha.