Connect with us

Bota

Irani refuzon paqen: Propozimi amerikan, me kërkesa të tepruara

Në mesin e raporteve se administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit sulme ndaj Iranit nëse negociatat për të arritur një marrëveshje dështojnë, misioni i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara e akuzoi SHBA-në për “kërkesa të tepruara” që po i shtyjnë negociatat e paqes drejt shembjes.

Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, u takua mbrëmjen e djeshme në Teheran me Ministrin e Jashtëm të Iranit Abbas Araghçi. Të dy “shkëmbyen pikëpamje mbi përpjekjet dhe iniciativat më të fundit diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve”, sipas një postimi në kanalin Telegram të Araghçit.

Al Jazeera thotë se ministri i jashtëm iranian ka zhvilluar biseda telefonike me homologët e tij në Turqi, Irak, Katar e Oman, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. “Po shohim përpjekje diplomatike në disa fronte, por avancimi në negociata mund të mos jetë i afërt. Mbërritja e Munirit në Teheran nuk do të thotë se është arritur një marrëveshje dhe, pavarësisht disa progreseve, dallimet në qëndrime mbeten të konsiderueshme,” nënvizon media e njohur. Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio bëri më herët thirrje për një “plan B” për hapjen e Ngushticës së Hormuzit në rast se Irani refuzon të heqë bllokadën e tij.

Rubio nënvizoi se të gjithë të prekurit nga kjo situatë, duhet të fillojnë të mëndojnë për një plan emergjence, dhe u shopreh se këtë cështje e ngriti edhe në takimin e NATO-s në Suedi.

Advertisement