Politike
Balla i vendosi gjobë për kanaçen në det/ Kozaku: Isha në Mykonos, e kam paguar në Greqi
Tiktokeri Kozak Braçi i është përgjigjur Taulant Ballës, i cili postoi një video të tij dhe kërkoi që të gjobitet, pasi shikohet duke hedhur një kanaçe në det.
Në reagimin e bërë në Instastoryn e tij, Kozaku sqaron se video ka më shumë se dy vite që është regjistruar, ndërsa pretendon se e gjitha ka qenë një vlog dhe kanaçja e hedhur është marrë direkt pas mbarimit të xhirimeve.
Më tej Kozaku nënvizon se video nuk është regjistruar fare në Shqipëri, ndërsa thotë se për këtë gjest shoku i tij është gjobitur.
“Megalluksa ç’a bëtë, si ia kaluat? Tani do i bëj thirrje ministrit, kam qenë në Muykonos me një shokun tim duke bërë një vlog.
Kam qenë në mes të Mykonosit para dy vitesh e ca, e ke dhe me datë kur është postruar videon sa e kam hedhur kanaçen e ka marrë ai shoku im direkt prapa. Madje ky shoku im në Greqi ka paguar gjobë për të. Video nuk është bërë në Shqipëri, mund ta testosh këtë se duken jahtet e vendit” shprehet Kozaku në reagimin e tij.
Edhe pse Kozaku sqaron në reagimin e tij se video është filmuar para dy vitesh në Mykonos, Taulant Balla ka theksuar në postimin e tij se personazhi i njohur i TikTok-ut duhet gjobitur pavarësisht se ku apo kur ka ndodhur ngjarja.