Aktualitet
Temperaturat e larta/ E marta do të jetë dita e fundit e të nxehtit përvëlues
Edhe përgjatë ditës së martë pritet që në të gjithë territorin të kemi mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Gjatë ditës së nesërme do të ketë rritje të tëmperaturave sa i përket vlerave maksimale, ndërkohë nga e mërkura do të ketë një rënie të ndjeshme të tyre.
Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi territorin e vendit tonë pritet depërtimi i një qëndre të presionit të ulët me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti në pjesën më të madhe të këtyre dy ditëve parashikohet me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare.
Vranësirat në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Mërkurë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Enjte do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intenistet të ulët. Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore pritet rënie e ndjeshme e temperaturave kryesisht në vlerat minimale por edhe ato të mesditës.
Java mbyllet me diten e Premte dhe kushte të qëndrueshme atmosferike pasi nis depërtimi i Anticiklonit të Azoreve dhe hera-herës edhe ai Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura mjaftë të freskëta në vlerat minimale dhe normale në ato të mesditës.