Rajon
Grubi: Bie kufiri mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/07/Artan-Grubi.jpg)
Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka shkruar se nga dita e hënë, hyn në fuqi kontrolli i përbashkët i kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njërëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.
Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, ka shkruar zv/kryeministri Grubi.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)