Connect with us

Kosova

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, avokati: Është dora e zgjatur e Serbisë

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar sot në Tiranë. Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, është bërë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Në një intervistë avokati i tij u shpreh se në këtë arrestim sheh ‘duar të zgjatura të Serbisë’.

“Në këtë përfundim, konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në giotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim. Nuk është një procedurë që bëhet menjëherë. E vërteta sado të zhytet, nuk mundet, Dritani di të durojë sepse ka duruar edhe makinerinë e plumbave serbe”, tha ai./balkanweb

Advertisement