Connect with us

Kosova

‘Ne nuk harrojmë’/ Vlora Çitaku zhyt në baltë Albin Kurtin

Vlora Citaku, ish Ministre e Integrimeve Europiane të Kosovës dhe tani nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, I ka përmendur Albin Kurtit, sanksionet dhe koordinimin me Radojiçiç-in duke thënë se nuk kanë harruar asnjërën nga to dhe është shprehur se të gjitha këto kanë shkuar në dëm të qytetarëve.
“Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit” – theksoi Citaku duke shtuar
“Ndërsa popullin e terrorizuan për disa muaj përmes populizmave luftënxitëse, shtetit i sollën edhe sanksionet e para nga vetë aleatët më të afërt ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-ja. Në krye të kësaj, u doli edhe përgjimi që dëshmon koordinimin e kësaj Qeverie me kriminelë si Millan Radojçiqi”
Sipas Citakut, “Pesë ministra e shumë zyrtarë, nga të gjitha llojet, sot janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Miliona euro të shpërdoruara e keqmenaxhuara nga ministria, ambasadorë e shefa të ndërmarrjeve – të cilat burimin e kanë të kreu i Qeverisë Albin Kurti”.

Advertisement