Connect with us

Kosova

U përplas një ditë më parë, ndërron jetë çiklisti 62-vjeçar

Në orët e para të ditës së sotme (e enjte) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndërruar jetë 62-vjeçari  i cili ishte aksidentuar një ditë më parë ndërsa po lëvizte me biçikletë në Ferizaj.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në drekë në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte 39-vjeçarja  përplasi çiklistin tashmë të ndjerë.

62-vjeçari u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas u transportua në QKUK në Prishtinë ku edhe ndërroi jetë.

Ndërsa, drejtuesja e automjetit vazhdon të mbahet në paraburgim për procedura të tjera hetimore.

Advertisement