Connect with us

Kosova

Komuniteti ndërkombëtar kërcënon Serbinë/ Baraliu për zgjidhjen e krizës në veri

Profesori i çështjeve juridike Mazlum Baraliu ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë një qasje kërcënuese ndaj Serbisë, në mënyrë që, siç tha ai, t’i shtyjë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në komunat veriore.

Sipas tij, Bashkimi Evropian e ka obliguar Serbinë që t’i shtyjë serbët në veri për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit, por, siç tha ai, ka ndodhur e kundërta.

Baraliju tha gjithashtu se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një plan strategjik për të inkurajuar serbët vendorë që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe shtoi se bashkëpunimi me bashkësinë ndërkombëtare në atë proces duhet të jetë i ngushtë. Ai beson se bashkësia ndërkombëtare duhet të përdorë kërcënimet me sanksione për ta detyruar Serbinë të mbështesë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhje.

Ai shtoi se Serbia synon shtyrjen e dialogut dhe ruajtjen e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, e cila nuk është e tillë për shkak të serbëve vendas, por për shkak të presionit të Beogradit.

Advertisement