Kosova
‘Kemi vullnet për zgjedhje në veri, serbët të marrin pjesë në to’
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se ekzistojnë vetëm dy mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës, njëra që kryetarët aktualë të japin dorëheqje dhe tjetra që qytetarët të kërkojnë largimin e tyre me peticion.Ajo ka thënë se ka vullnet që zgjedhjet të organizohen, por edhe serbët në këto komuna duhet të tregojnë vullnet për të shkuar në votime
“Në takimet që pata me kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez Macron dhe në komunikim me SHBA-të, propozova zgjedhje të parakohshme si zgjidhje dhe ato janë të mundshme sipas ligjeve të Kosovës” – deklaroi Osmani
Sipas saj, kjo çështje është e rregulluar me ligj dhe është e nevojshme vetëm të rregullohen çështjet teknike të afateve.”Nga ana jonë ka vullnet për organizimin e zgjedhjeve të reja, tani serbët në këto komuna duhet të tregojnë vullnetin e tyre për të shkuar në votime” – theksoi Osmani duke shtuar se Serbia duhet të dëshmojë se nuk do të “ndërhyjë si në të kaluarën në zgjedhjet e mbajtura në komunat e Republikës së Kosovës” dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta pengojë Serbinë që të ndërhyjë në këtë proces.