Politike
Përmbytjet me 3 viktima në Slloveni/ Begaj: Lutjet tona janë me ju
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/begaj-4.jpg)
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka shprehur solidaritetin e tij homologes sllovene Nataša Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë, pasi vendi është përfshirë nga përmbytje katastrofike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se mendimet dhe lutjet e popullit shqiptar janë me atë slloven si dhe uroi për shërimin e personave të prekur nga përmbytjet dhe përmirësim të situatës.
“Shpreh solidaritetin tim të përzemërt për Nataša Pirc Musar dhe popullin e Sllovenisë që është prekur nga përmbytjet katastrofike. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Uroj për shërim të shpejtë të të prekurve dhe kontrollimin e situatës”, shkruan Begaj në platformën X, e njohur më parë si Twitter.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)