Connect with us

Rajon

Ballkani/ SHBA: S’ka ridizenjim të kufijve shtetërorë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-të nuk e mbështesin “Shqipërisë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”, por as ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Është shumë me rëndësi dhe dua ta theksoi fjalë për fjalë qëndrimin e qeverisë amerikane për këtë, që ta bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin Shqipërinë e Madhe dhe nuk e mbështesim as Serbinë e Madhe”, tha Hovenier duke shtuar se – “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin ri-vizatimin e kufijve shtetërorë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje për të bërë diçka të tillë do të ishte kundërproduktive dhe destabilizuese . ShBA-të mbështesin fuqishëm integritetin territorial të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën”

Advertisement