Connect with us

Bota

Fëmija i kilometrit 31/ Tmerri që çon në vdekje

‘Shkretëtira e Luanëve’ është një nga parqet kombëtare më të mëdha dhe më të rëndësishme në Mexico City, por jo vetëm. Mos u nxito, nuk behet fjale per ndonje reportazh por per misteret e kesaj bote qe ende nuk e kane nje shpjegim. Në fakt në këtë vend të lagësht e të largët, ku mjegulla zbret deri në thembra dhe temperaturat bien ndjeshëm,  sapo dielli fillon të perëndojë, ndodhin gjëra të çuditshme… shumë e çuditshme. Nuk është rastësi që ky vend, nga muzgu deri në agim, shmanget nga udhëtarët…Bëni kujdes…nëse një ditë ju ndodh të shkoni në Mexico City, evitojeni nëse nuk doni të rrezikoni jetën, veçanërisht nëse jeni vetëm dhe drejtoni një automjet apo dhe kaloni tranzit nga kilometri 31 i rrugës që përshkon parkun. Çfarë mund të ndodhë me ju? Ajo çfarë iu ka ndodhur disa qindra shoferëve të tjerë të vetmuar. Imagjinoni një natë të jeni vetëm dhe të vozitni rrugës nëpër park. Diku do ndeshni me tabelën ‘Kilometri 31”. Pikërisht aty, nga hiçgjëja do tju shfaqet një fëmijë. Kontakti me të të do jetë i pashmangshëm. Përplasja edhe më e frikshme. I tmerruar ke për të dale nga makina, pa e kuptuar plotësisht se çfarë dreqin iu ka ndodhur. Do kërkoni nën rrotat e makinës fëmijën që keni aksidentuar, por asgjë. As aty e as kërkund. Gjithçka do ju duket se është në rregull, por nuk është sic duket…Ende i tronditur do shtrihesh në asfalt  për të parë nëse fëmija është nën makinë, por sërish asgjë. Por kur ngrihesh, tamam në kohën kur nuk di cte besh, do dëgjosh pas teje një zhurmë, dhe teksa kthevesh I trembur, ke për tu tmerruar…Perball do ndeshesh me diçka që nuk do ta harrosh për pjesën tjetër të jetës. Para teje do shfaqet një fëmijë me sy të errët dhe të mëdhenj. Trupi I tij eshte i gjithi i mavijosur. Edhe pse duket si një objekt i pajetë, ai do vazhdojë të të shohë drejt e ne sy. Por nuk ka mbaruar ende…Teksa ka arritur te te shkaterroje mentalisht, do te leshoje një ulërimë e cila, përveçse do shponte heshtjen e natës, do te te shkaktonte nje traum qe nuk do te shkaktonte vetem cmenduri, por do ishte ne gjendje te te bente te jetoje gjithe jeten me frikë. Shume edhe kanë vdekur paskësaj. Po te paralajmeroj…Shmange ate rruge…Ate qe nis me tabelen ‘Kilometri 31’ në parkun kombetar ‘Shkretëtira e Luanëve’ në Mexico City

Advertisement