Connect with us

Kosova

Shkëlqimi dhe mjerimi i Vuçeviç/ Kërcënimi për Kosovën merr përgjigje nga Mali i Zi

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit. Ai është i mendimit se ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke theksuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj.

Per kete ka reagua menjehere Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, I cili tha se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose indirekt me aktorët e huaj (nga rajoni apo pjesa tjetër e botës) në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.

“Me kërcënimet se “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të goditen në kokë nga njohja e Kosovës, siç ndodhi me Ukrainën”, ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviq, po i bien daulleve të luftës dhe po e destabilizojnë rajonin: –  tha deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve nga Mali i Zi, Andrija Nikoliç.

“Vuçeviç qëllimisht e anashkalon faktin që Serbia nënshkroi marrëveshjen në Kumanovë, e cila përfaqëson kapitullimin e regjimit të Milloshevicit gjatë kohës së luftës dhe se Milloshevic i pranoi që të gjitha, qe ushtria, paraushtarakët, policia, parapolicia dhe të gjitha formacionet e tjera të armatosura nga Serbia të largohen përgjithmonë nga Kosova” – tha Andrija Nikoliç, duke shtuar se Ministri serb i Mbrojtjes mendon se publiku në Mal të Zi ka “kujtesë të shkurtër”.

 

Advertisement