Bota
Po kthehej me motor nga puna, 36-vjeçari shqiptar nga Shkodra humb jetën në aksident në Itali
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari shqiptar të identifikuar me emrin Armando Kola. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Provaglio d’Iseo, Breshia rreth orës 17:30 në rrugën 510 mes Prrovaglio dhe Camignone. Kola me origjinë nga Shkodra ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’. Edhe pse autoambulanca nuk u vonua vendin e ngjarjes, fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend. Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës ka mbetur i tronditur nga ngjarja por shpëtoi pa dëmtime.