Sport
Telenovela merr fund, Lukaku kalon tek Roma në Serie A
Telenovela merr fund. Romelu Lukaku gjen skuadrë të re, vijon në Serinë A dhe do të luajë në kryeqytet për Romën e Mourinhos. Pas misionit që patën në Londër të gjithë drejtuesit e skuadrës italiane është arritur akordi me Chelsean që zotëron kartonin e sulmuesit belg. Ekipit anglez do t’i shkojnë 5 milion euro dhe bonuese për huazimin një vjeçar të ish-sulmuesit të Interit ndërsa vetë Lukaku do përfitojë 7.5 milion euro pagë. Lukaku do të mbërrijë sot rreth orës 17 në Romë me një avion që do të pilotohet nga vetë Presidenti i Romës Dan Friedkin ku priten edhe mijëra tifozë ti japin mirëseardhjen. Edhe trajneri i Interit Simone Inzaghi e pranon që Roma bëri një blerje të madhe.