Connect with us

Politike

Përfundon mbledhja e Kryetarëve/ Bardhi: Mazhoranca s’ka prioritet reformën zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Koonferencës së Kryetarëve.

Bardhi u shpreh se gjatë takimit u diskutua komisioni i reformës zgjedhore, teksa shtoi se opozita ka marrë përgjegjësitë e veta për mosrealizimin e reformës zgjedhore.

Ai u shpreh se mazhoranca nuk e ka prioritet reformën zgjedhore, ndërsa u shpreh më tej se opzoita nuk e pranon që çështja e zgjedhjeve të lira të mos trajtohet.

“Komisioni i reformës zgjedhore u diskutua sot gjatë mbledhjes.I jam drejtuar kryetares së kuvendit për të nxjerrë përgjegjësitë për komisionin që është mbledhur 2 herë në 1 vit pa dhënë asnjë rezultat. Në zgjedhjet e 14 majit duhet të shkonim me një kuadër të plotë ligjor që përmbushte rekomandimet e OSBE. I kam kujtuar kolegëve të PS që kanë shpallur si prioritet reformën zgjedhore, për të cilën duhet të jesh serioz.

 

 

Si opozitë kemi marrë përgjegjësitë tona për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Nuk pranojmë dot që një çështje si zgjedhjet e lira të mos trajtohet. Këtë e kemi adresuar duke krijuar një ekip të ri përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore”, u shpreh ai.

Advertisement