Connect with us

Kosova

Vuçiç dhe Radoiçiç u inkurajuan nga Perëndimi/ Flet austriaku Gerald Knaus

“Pas shpërthimit të fundit të dhunës në Kosovë, një gjë është e qartë: Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk do të ndalojë së qëlluari. Për Gjermaninë dhe BE-në, tani është koha për një politikë kredibile të integrimit në Ballkan” –  Kështu thotë sociologu austriak, Gerald Knaus në një opinion të publikuar së fundi në mediumin e njohur “Spiegel”. “Nëse besoni presidentin serb, komunat e vogla e paqësore serbe, me shkolla, spitale dhe tabela rrugësh dygjuhëshe, është një iluzion. Ai dhe ministrat e tij kanë paralajmëruar për vite me radhë për “pogromet e organizuara” nga shteti kundër pakicës serbe në Kosovë, që tani vlerësohet në pak më shumë se 100,000, dhe nëse kjo ndodh, ata kërcënojnë me një përgjigje ushtarake “për t’i mbrojtur ata” – tregoi sociologu austriak. Mes tjerash ai përmendi edhe masat e Bashkimit Evropian, ku sipas tij, ndërkombëtarët në vend që të ndëshkonin retorikën nxitëse të Serbisë, ata vendosën të ndëshkojnë Kosovën. Duke folur per sulmin terrorist te 24 shtatorit, Knaus tha se Brukseli dhe Berlini, I kanë injoruar politikanët serbë dhe deklaratat e tyre publike me heret nëpër media “Në fund të majit 2023, protestuesit e dhunshëm të përforcuar nga Serbia sulmuan ushtarët e KFOR-it në veri të Kosovës në mënyrë aq agresive sa dhjetëra personel ushtarak italian dhe hungarez u plagosën, disa prej tyre rëndë. Në fillim të qershorit, forcat speciale serbe rrëmbyen policët kosovarë të cilët po përpiqeshin të parandalonin kontrabandën – përfshirë armët – në veri të Kosovës. Në të dyja rastet nuk pati pothuajse asnjë reagim nga NATO dhe BE. Vuçic dhe guvernatori i tij Radoiçic filluan të ndiheshin të inkurajuar.” – Tregoi sociologu austriak, sipas te cilit, është e sigurt se një “Sulm tjetër do të pasojë”. Nëse e merrni seriozisht atë që politikanët po thonë aktualisht në Beograd, atëherë një gjë është e sigurt: sulmi tjetër do të pasojë. Mësimi: nëse shpikën pogrome, pason dhuna.” – theksoi Gerald Knaus

Advertisement