Connect with us

Kosova

NATO i lejoi terroristët të hynin në Veri/ Maliqi: SHBA e kishte situatën nën mbikëqyrje të plotë

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi beson se inteligjenca e aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s, e ka ndjekur nag afer grupin që sulmoi Policinë e Kosovës në veri dhe se i ka lejuar ata që të hyjnë në Kosovë.

Maliqi tha se deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë lënë të kuptohet se “dikush këtë situatë e kishte nën mbikëqyrje të plotë”.

“Si ato operacionet kundër drogës që e ndjekin “mallin” për te parë se ku po shkon dhe kush po përfshihet. Në fund ia kanë shërbyer policisë së Kosovës informatën, për te parandaluar çfarëdo suksesi ne përpjekjen për të krijuar realitet të ri në terren dhe me pasoja katastrofike për Kosovën, ndërsa KFOR-i amerikan e ka menaxhuar gjithë situatën drejtpërdrejt me policinë” – ka shkruar Maliqi

Advertisement