Bota
Pamje horror, gjenden 40 foshnja me koka të prera në qytetin izraelit
Lufta mes Izraelit dhe plestinezëve të Hamasit në Gaza ka marrë përmasa tragjike. Mediat ndërkombëtare raportojnë për ngjarje horror, pasi në Kfar Aza të Izraelit janë gjetur trupat e 40 foshnjave me koka të prera.
Gazetarët e huaj thonë se janë shoqëruar nga forcat ushtarake izraelite për të parë skenën tronditëse në këtë qytezë, ku janë shënuar më shumë se 100 viktima.
“Korrespondentja e i24News, Nicole Zedek ka raportuar ngaKfar Aza, një çerek milje nga kufiri i Gazës, duke rrëfyer mizoritë që janë kryer në komunitetin e vogël, që mbetet një zonë aktive teksa ushtarët izraelitë zhvendosin trupat e pajetë dhe çmontojnë “bombat kurth” të vendosura”, raporton televizioni i njohur.
“Rreth 40 foshnja u vranë në fshatin Kfar Aza, në jug të Izraelit. Ne do të shkojmë pas Hamasit. Ne do t’i gjuajmë. Ne do t’i zhdukim ata”, thotë Danny Danon, ish-ambasadori izraelit në OKB.