Bota
‘Mbështetje për Izraelin…’/ Blinken: SHBA po punon për të liruar pengjet e Hamasit
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbajtur një konferencë shtypi me kryeministrin e Katarit, nga ku ka shprehur mbështetjen e palëkundur të SHBA për Izraelin.
Ai tha se SHBA dhe aleatët e saj në të gjithë rajonin “po punojnë me emergjencë” për të liruar pengjet e Hamasit.
“Izraeli ka të drejtën, detyrimin, të mbrojë popullin e tij dhe të përpiqet të sigurojë që Hamasi të mos mund të përsërisë kurrë atë që ka bërë”, u shpreh Blinken.
Ai shtoi se i ka kërkuar Izraelit të marrë çdo “masë paraprake të mundshme” për të shmangur cenimin e civilëve.
Duke folur për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, ai theksoi se situata është komplikuar nga Hamasi që ka përdorur “civilët e pafajshëm si mburoja njerëzore”.