Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Macron në Tiranë: Integrimi i Shqipërisë i pakthyeshëm, po hyjmë në erën e ribashkimit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kreu i Shtetit francez vlerësoi Shqipërinë në luftën që ka bërë kundër krimit të organizuar dhe trafikut. Ai deklaroi se rruga evropiane e Shqipërisë është tashmë e pakthyeshme. “Në luftën kundër krimit e trafikut, ju falënderoj që keni qenë efikasë në këtë fushë, gjë që na ka bërë të nënshkruajmë një marrëveshje dhe ta vëmë në zbatim. Do të vazhdojmë të ecim përpara të përforcuar nga kjo dinamikë. Jam i bindur që vendi juaj është i ankoruar në Evropë. Jo vetëm në këtë zonë, ku deshën t’iu mbyllin shumë herë, ndërsa ju kishit atë karakterin tuaj të veçantë në rajon, por edhe në Mesdhe. Po hyjmë në erën e re të ribashkimit të kontinentit tonë. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është e pakthyeshme. Përshëndes rrugën e reformave që keni ndërmarrë. Jeni një vend e një popull që e donte Evropën, kjo është thelbësore”, tha Macron.

Macron: Shqipëria është ankoruar në Europë, jeni popull që e dëshironi BE

1697534449_macron.jpgPresidenti francez Emmanuel Macron nga Tirana ka premtuar mbështetje për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Macron tha se vendi ynë tashmë është ankoruar në Europë. “Vendi juaj është i ankoruar në Europë, jo vetëm në këtë zonë ku donin t’iu mbyllnin shumë herë, por edhe në Mesdheun tonë, pra në zemër të kontinentit tonë. Të jem këtu me ju është të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Europa jonë. Po jeton si vagull, por po hyjmë në erën e ribashkimit të kontinentin tonë. Në vitin 2022 ju shënuat nëj etapë të rëndësishme me konferencën e parë ndërqeveritare, që shënjoi këtë rrugë të pakthyeshme të Shqipërisë në BE. Jemi një vend dhe një popull që e dëshironte Europën, kjo është thelbësorja, për këtë kohë të ribashkimit”, tha Macron.

Rama konferencë me Macron: Do të bëjmë çdo gjë që të jemi Evropa e Ballkanit në çdo aspekt

1697534793_rama.jpgKryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin francez, Emanuel Macron teksoi se Shqiperia po punon që të kthehet në Evropën e Ballkanit në çdo aspekt.

“Mund të mikpresësh shumë francezë, por kur i pari i vendit troket në derë…që presidenti francez të vijë në Shqipëri nuk është diçka e lehtë dhe nuk ka qenë e lehtë prandaj unë kam qenë i lumtur sepse prania konfirmon besimin që ambicia e Shqipërisë për t’u bërë Evropa  e Ballkanit është e pakthyeeshme. Do përpiqemi të jemi jo një nga 6 pjesët që është evropiane kur flet me Evropën dhe bëhet ballkanike  kur flet me 5 të tjerët. Do vijojmë të investohemi për ta rimishëruar Evropën sepse procesi i zgjerimit janë procese që kanë vlerë për sa kohë transformojnë vetveten. Ky proces nuk është që ne të ikim në Evropë, por Evropa të vijë këtu. Unë ju siguroj që ne do të bëjmë çdo gjë që çdo vit e më shumë të jemi Evropa e Ballkanit në çdo aspekt, kemi shumë për të bërë”, tha Rama.

Macron: Proesi i zgjerimit është mirë për ju dhe për ne! Nëse Evropa e mendon veten si një fuqi ka nevojë të ribashkohet

1697534551_macron.jpgPresidenti i Francës, Emanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama theksoi mbështetjen e Francës për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

“T’ju japim juve dhe gjithë rajonit fizibilitet, kemi respekt për një popull sovran, më tepër synojmë një bashkim me të ngjashmit, të flasim për çështje të përbashkëta, unë e them nga Franca ky ribashkim evropian është i mirë për ne, kush mund të flasë për një Evropë fuqi kur lëmë në mes vende që ndikohen nga fuqi të tjera, kush mund të flasë për një Evropë fuqi, nëse Evropa do ta mendojë veten si një fuqi ka nevojë të ribashkohet, nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë dhe popullit të saj, proesi i zgjerimit është mirë për ju dhe për ne, juve keni inteligjencën dhe vullnetin për ta mbajtur këtë ambicie, këtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor, jeni vetë kripa e Evropës, juve rrugën do ta kryeni, do t’ju shoqërojmë me respekt, me invesime konkrete, ne të dimë të gjejmë rrugën e bashkimit që të na bëjë të mundur të bëjmë këtë lëvizje, ndryshe do të jetë rreziku që këto procese t’i dekurajojnë duke vendosur objektiva të paqarta”, tha ai.

Nga Tirana, Macron ka premtuar 600 mln euro mbështetje për projekte për Shqipërinë. Macron tha se mbështetja do shkojë për prioritetet që do vendosë qeveria.

“210 mln euro janë hedhur për 4 projekte dhe më shumë se 600 mln euro do hidhen deri në vitin 2027 për projekte të reja sipas prioriteteve tuaja. Axhenda dypalëshe po shtohet dhe vullneti ynë është për një marrëveshje që do ta strukturojë këtë marrëdhënie.

Advertisement