Connect with us

Kronike

Aksident i trefishtë në Cërrik-Elbasan, raportohet për dy të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të trefishtë të ndodhur ditën e sotme, 20 tetor në Elbasan.

Të paktën tre mjete u përplasen me njëra-tjetrën duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkaq, drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira në këtë aksident ka përfunduar në spital me këmbë të thyer.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident.

Advertisement