Connect with us

Bota

‘Kemi qarë për 75 vjet’/ Kryeministri palestinez: Nuk e dënoj sulmin e Hamasit

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh tha se nuk do të dënojë sulmin e Hamasit që vrau mbi 1000 njerëz më 7 tetor, duke thënë se “mbështetja verbërisht e Izraelit është një leje për vrasje”.

Në një intervistë në Ramallah në Bregun Perëndimor, Shytayyeh tregoi për CNN pse nuk ishte i gatshëm të dënonte sulmet:

“Historia palestineze nuk fillon më 7 tetor. Katastrofa palestineze ka qenë atje për 75 vjet, dhe ne kemi qarë me zë të lartë dhe kemi bërtitur me zë të lartë dhe qartë se kemi nevojë për një zgjidhje. Dënimi duhet të jetë për vrasjen e çdo civili, çdo qenie njerëzore që nuk meriton të vdesë. Ne duhet ta dënojmë këtë.”, tha ai.

Shtayyeh pohoi se ndjenja e popullit izraelit është një ndjenjë hakmarrjeje.

“Izraeli nuk është nën kërcënim ekzistencial dhe unë mendoj se Shtëpia e Bardhë duhet t’u bëjë thirrje palëve që të ulen dhe të punojnë së bashku për një zgjidhje paqësore. Vizitat e liderëve botërorë në Tel Aviv në mbështetje të Izraelit dhe vizitat e Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në javën e fundit, ndër të tjera, kanë “i dhënë dritën jeshile të Izraelit për të vazhduar sulm në Gaza”, tha Shtayyeh.

Kryeministri bëri thirrje për një përpjekje kolektive ndërkombëtare të udhëhequr nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.

“Ajo që ju nevojitet është një përpjekje kolektive ndërkombëtare në anën e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për të marrë drejtimin në përfundimin e konfliktit dhe gjetjen e një zgjidhjeje,” tha ai.

Advertisement