Bota
Momente tmerri në Brazil, 8 punëtorë mbetën në ajër pas shembjes së skelës
Momente tmerri kanë përjetuar tetë punonjës, pasi nje skelë u shemb në Sao Paulo në Brazil. Ngjarja e rëndë ndodhi në një impjant ndërtimi në Sao Paulo, Brazil, në fillim të javës, në të cilën u raportua për një viktimë, pa cilësuar nëse punonjësi fatkeq vdiq nga rënia apo nga goditja prej inerteve.
Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një grup punonjësish ndërtimi mbeten dëshpërimisht të varur në kavo çeliku nga lartësia e një ndërtese zyrash, pas shembjes së skelës që i mbante, shkruajnë mediat e huaja.
Punonjësit e mbetur varur u shpëtuan më pas nga një vinç që u afrua me urgjencë, ndërsa një helikopter policie dhe disa mjete zjarrfikëse nuk mund t’i ndihmonin ato prej lartësisë së madhe. Një prej dëshmitareve të ngjarjes Lidiane Dias, tha se e gjithë drama kishte zgjatur rreth pesë minuta.
“Zhurma ishte e tmerrshme pas shembjes së skelës. E gjithë struktura ra poshtë, nga jashtë nuk shihej ku binin skelat e shembura sepse ishte brenda impjantit të ndërtimit”, tha njëri prej tyre.
Autoritetet në Sao Paulo thanë se po hetojnë incidentin ku tetë punonjës mbetën të varur në kavon e çelikut. Në gusht një incident i ngjashëm ndodhi në Pakistan ku tetë njerëz u shpëtuan pasi mbetën të varur brenda kabinës së një teleferiku që pësoi avari. Rreth 10 orë u deshën për të shpëtuar grupin shkollor që po vizitonin provincën Khyber Pakhtunkhwa.