Bota
Masakër në SHBA, 22 të vrarë dhe 60 të plagosur, autori largohet i armatosur, mbyllen shkollat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një person ka sulmuar me armë në Lewiston, Maine. Si pasojë e të shtëna kanë mbetur të vrarë 22 persona, ndërsa dyshohet për 60 të tjerë të plagosur. Pas sulmit, autori i identifikuar si Robert Card është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ai është i armatosur dhe për këtë arsye policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllen në shtëpi që të shmanget një masakër tjetër. Po ashtu janë mbyllur edhe shkollat dhe policia u ka kërkuar qytetarëve që të japin çdo informacion për kapjen e tij. Të shtënat filluan në orën 6.56 të mbrëmjes, kur Card hyri në dy ambiente në qytetin Maine me një automatik AR-15, Schemengees Bard and Grille Restaurant dhe Speratime Recreation. Një restorant dhe boëling i mbushur plot me familje, të cilët po festonin një festë për fëmijët e tyre. Më pas ai sulmoi edhe një qendër supermarketi Walmart. Robert filloi të qëllonte mbi njerëzit, duke vrarë të paktën 22 dhe duke plagosur rreth gjashtëdhjetë. Më pas ai u arratis me një makinë Subaru, duke marrë me vete automatikun. Makina u gjet e braktisur rreth njëmbëdhjetë e gjysmë të mbrëmjes, në qytetin e afërt të Lisbonës. Presidenti Biden u informua për të shtënat gjatë darkës shtetërore me kryeministrin australian dhe që atëherë ka nisur të ndjekë situatën, duke folur me autoritetet lokale. Card është 40 vjeç dhe pjesë e rezervës ushtarake të Gardës Kombëtare, e vendosur në Saco, në shtetin verior të Maine. Ai jeton në Boëdoin dhe është një instruktor armësh. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë e tregojnë atë me fytyrë të zbuluar, i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë ngjyrë kafe, ndërsa i drejton pushkën viktimave. Arsyet e sulmit janë ende të paqarta, por Card ishte mjekuar për probleme mendore verën e kaluar. Ai tha se dëgjonte zëra dhe për këtë arsye iu besua kujdesi i specialistëve. Nëse do të vërtetoheshin këto rrethana, është një histori që përsëritet prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Njerëzit e çmendur vendosin të heqin zemërimin e tyre mbi qeniet e tjera njerëzore, për çfarëdo arsye, dhe arrijnë të shkaktojnë një numër të madh viktimash, sepse armët në Amerikë janë shumë lehtësisht të disponueshme.