Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, ndërron jetë një person! Rrethanat ende të paqarta

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një vrasjeje.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit.

Viktima është identifikuar si Valter Lleshi.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet e autoriteteve të hedhin dritë mbi shkaqet dhe autorët e kësaj vrasjeje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore.

Lajmi në përditësim…

Advertisement