Connect with us

Kronike

AKSIDENT ME NJE VIKTIME NE RRUGEN E KOMBIT

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar sot në aksin rrugor Rrëshen–Reps, në Rrugën e Kombit.

Sipas informacioneve paraprake, një grua me shtetësi kosovare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet, teksa kishte zbritur nga një autobus dhe po tentonte të kalonte në anën tjetër të autostradës.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i automjetit është përfshirë në hetime për zbardhjen e plotë të incidentit.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Advertisement