Connect with us

Aktualitet

“I kishte thyer këmbën fëmijës së xhindit”, avokati tregon historinë e frikshme: E çuam të 5-sa se kujtonim se ishte i çmendur

Avokati Zaçe Islami thotë se magjitë ekzistojnë, por kryhen nga njerëz me intelekt të varfër. Sipas tij, këto magji mund të kryhen vetëm nëse personi ka lidhje me një xhind, madje këta të fundit edhe mund t’i pushtojnë njerëzit.

Në një rast që avokati  sjell në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pretendon se një i ri është ndëshkuar nga një xhind sepse kishte shkelur fëmijën e krijesës magjike.

Zaçe Islami: Një rast që kam parë unë që isha në moshë madhore, rreth 30 vjeç, ishte një qytetar i cili kishte kohë që ishte sëmurë, punonte në një ndërmarrje shtetërore. Kishte probleme të jashtëzakonshme, e çuam te spitali 5 në Tiranë, mjekët thanë “nuk kemi ç’i bëjmë”. E nxorën, e çuan në shtëpi, e nxorën në kemp, ishte i ri, as 40 vjeç me mendimin se ka sëmundje, ka tumor dhe nuk mund të punojë më.

Në fakt, ai vajti diku, mori atë që duhej të merrte dhe u shërua, e liruan. E pyes, i them, çfarë të bënë? Po ai shkonte nëpër këto natën në darkë, në errësirë, bridhte me shoqe të vetat. Diku aty i del një xhind me një fëmijë në dorë, i thotë “më ke shkelur, më ke thyer këmbën e djalit” dhe që nga ai moment “më kapte në fyt, më shtrëngonte, s’më linte të haja, s’më linte të pija, më fikte televizorin” dhe nuk donte të shihte njeri fare. “Natën më shtrëngonte dhe gati sa të më mbyste” tha. Në të njëjtën kohë e shoqja tha “ua prandaj nxihej ky natën dhe nuk fliste?”

Advertisement